Shërbimet për detektimin e ndërhyrjeve

Alarmet e ndërhyrjes janë një investim shumë i vlefshëm për mbrojtjen e çdo biznesi. Ne e kuptojmë që çdo pronë është e ndryshme, dhe me përdorimin e teknologjisë më të re do të jemi në gjendje që të ofrojmë një zgjidhje për nevojat tuaja specifike.

Përderisa ekzistojnë shumë lloje të produkteve të alarmit, është pothuajse e pamundur që konsulenti juaj të jetë i specializuar në rekomandimin e produkteve që janë në përputhje me standardet më të fundit të Bashkimit Europian.

“ Ne do të jemi në gjendje që të zgjedhim një sistem që ju ofron siguri nga vjedhja e deri tek qasja e paautorizuar në pronën tuaj. ”

"Rojet e Nderit"

Alarmi juaj kundër ndërhyrjeve do të programohet që të lidhet me stacionin tonë qëndror, ku roja juaj do të këshillohet për çdo lloj alarmi.

Alarmet kundër ndërhyrjes instalohen si brenda ashtu edhe jashtë objektit

Ne kemi përvojë të gjatë në ofrimin, përshtatjen si dhe mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë që janë në përputhshmëri me standardet e BE-së. Një sistem alarmi duhet të ketë dy mbajtës të qelësave të cilët do të trajnohen se si të operojnë me alarmin dhe si ta ndalin atë brenda 20 minutash në rast të aktivizimit. Ata gjithashtu do të kontaktohen me telefon në rast të ndonjë alarmi.

Ne kemi një përvojë të gjatë dhe kemi punuar në disa prej objekteve më të vështira për t’u siguruar, ku kemi ofruar pajisjet dhe sistemet e duhura të monitorimit.