Sigurimi i tubimeve publike

Monitorimi nuk është thjeshtë mënyra më moderne e mbrotjes së pronës tuaj,por është gjithashtu edhe më e lira dhe më efikasja. Ju mund ta vëni atë në punë 24 orë në ditë dhe të relaksoheni duke e ditur që prona juaj është e sigurtë dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga pajisja më sisteme alarmi që janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën e mbikëqyrjes.

Secili sistem alarmi është i pajisur me një furnizues shtesë të energjisë, që i mundëson sistemit të jetë operacional për 48 orë rresht edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“ Si grup i organizuar mirë i specialistëve që sigurojmë ngjarje të mëdha çdo vit dhe marrim lavdatat më të mira, ne mund të ju ofrojmë qetësi të mendjes përmes përvojës sonë. ”

"Rojet e Nderit"
Klientët tanë shijojnë një gamë të gjërë shërbimesh të sigurisë, nga planifikimi dhe dizajnimi fillestar e deri tek instalimi dhe servisimi i pajisjeve. Gjithashtu ofrojmë edhe operatorë të trajnuar të sigurisë për të mbikëqyrur sistemin, dhe nëse klienti preferon ne jemi të gatshëm të ofrojmë trajnimet e duhura që i mundësojnë klientit apo personit adekuat të stafit të mesoj se si të mirëmbajë sistemin në mënyrë të duhur. Ne përdorim pajisje nga brendet më të njohura dhe më të besueshme të sigurisë, që vlerësohen për dizajnet e tyre dhe sistemet e besueshme për monitorim të sigurisë.