Ushtrimet për ngjarjet e krizave

- A janë të trajnuar njerëzit tuaj në rast të ndonjë krize?

- Kur të godet ndonjë fatkeqësi dhe gjërat shkojnë keq, ju duhet të mbështeteni tek njerëzit dhe planet tuaja për të tejkaluar krizat. Ju mund të keni njerëz të trajnuar për të reaguar në situata të caktuara dhe ndoshta keni shkruar plane konkrete për të mbuluar çdo eventualitet- por a janë testuar këto plane?

“ Ne do të merremi me të gjitha punët, dhe e tëra që na duhet është një dhomë për të akomoduar të gjithë lojtarët të cilët do t’i sjellni për trajnim. ”

"Rojet e Nderit"

- A e dini se si do të reagojnë njerëzit tuaj kur janë nën presion dhe kur ju duhen më së shumti?

- A e dini se a janë planet tuaja të përshtatshme kur të përballeni me ndonjë krizë?

Njëra prej metodave më efektive të testimit dhe zhvillimit të planeve dhe procedurave të organizatës suaj, si dhe të zhvilloni stafin tuaj, është ushtrimi.

Ne ofrojmë një shërbim ushtrimi që ju përshtatet të gjitha llojeve të organizatave dhe biznesit, dhe do të punojmë bashkërisht me ju për të dizajnuar shërbimin sipas nevojave tuaja. Përmes konsultave, ne do të krijojmë një skenar të përshtatshëm për organizatën tuaj dhe do ta lehtësojmë atë nga fillimi deri në fund, duke ju ofruar mundësi për të gjithë pjesëmarrësit e rëndësishëm.

Me mbajtjen e ushtrimeve realiste me njerëzit e duhur, ofrohen mundësitë më të mira për mësim dhe zhvillim, prandaj nëse është e nevojshme, ndryshimet mund të implementohen bazuar në rezultatet e ushtrimit dhe bazuar në mësimet nga incidentet e jetës reale apo krizat.

Ne do të merremi me të gjitha punët, dhe e tëra që na duhet është një dhomë për të akomoduar të gjithë lojtarët të cilët do t’i sjellni për trajnim.

Skuadra jonë e ushtrimeve përbëhet nga një grup personash me përvojë në fushën e planifikimit të emergjencave, menaxhimin e krizave, kontinuitetin e biznesit dhe shërbimet e emergjencës.

Nëse dëshironi të siguroheni që njerëzit dhe planet tuaja janë të përditësuara dhe do të funksionojnë kur më së shumti ju nevojiten, ushtrimet e rregullat janë pjesë esenciale e biznesit.

Kini parasysh se asnjë organizatë nuk është shumë e madhe apo shumë e vogël për të ushtruar skuadrat dhe planet e tyre, ne do të dizajnojmë ushtrime që i përshtaten buxhetit dhe nevojave tuaja.

Formati

Para ditës së ushtrimeve

Ne do të diskutojmë me ju se cili duhet të jetë skenari për ushtrimin, duke konfirmuar të gjithë parametrat si dhe kërkesat speciale.

Ne do të konfirmojmë numrin e pjesëmarrësve dhe disponueshmërinë e dhomës.

Pasi të pranojmë pagesën, ne do të shkruajmë ushtrimin, të dizajnuar sipas kushteve të pajtuara, dhe do të përfshijmë video live (nëse keni përzgjedhur këtë opcion).

Dita e ushtrimit

Skudra jonë do të arrijë herët për të ju takuar dhe për t’u siguruar që dhoma është rregulluar në mënyrë të duhur.

Formati për ushtrimin do të ndajë pjesëmarrësit në grupe, ku secili pjestar i grupit ka rol të ngjashëm dhe punë të nivelit të njëjtë, në mënyrë që të mund t’u përgjigjen ngjarjeve dhe inskenimeve bashkërisht. Kjo redukton rrezikun që individët të ndihen të turpëruar në ofrimin e përgjigjjeve për shkak se kjo formë gjithmonë do të jetë një përpjekje grupore.

Ngjarja do të lehtësohet prej nesh që nga fillimi deri në fund, duke përdorur një seri inskenimesh/ngjarjes që do të ofrojnë testime realiste për personat e përfshirë në ushtrim. Secilit grup do t’i kërkohet që të ofrojnë përgjigjjet e tyre ndaj incidenteve dhe pyetjeve gjithashtu, dhe palët e interesuara mund të parashtrojnë pyetje relevante për organizatën tuaj gjatë incidentit.

Skenari do të kaloj në formë kronologjike përmes të gjitha fazave natyrale derisa incidenti të përfundoj. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime në grupe se çfarë ka shkuar mirë, çfarë nuk ka shkuar mirë, si dhe pikat kryesore të mësimit për atë ditë.

Pas ushtrimit

Ne do të mbledhim kritika dhe do të ju ofrojmë një raport rreth pikave kyçe të mësimit, si dhe një përmbledhje kritikash për secilin pjesëmarrës në ushtrim.

Opcionet tjera

Kini parasysh se gjithashtu organizojmë ushtrime edhe në fushë – vetëm na tregoni kërkesat tuaja dhe do të ju ofrojmë një tarifë bazuar saktësisht në llojin e ushtrimeve që ju nevojitet.

Tarifat tona

Për shkak se ofrojmë një shërbim të dizajnuar, ne nuk kemi tarifë fikse për ushtrime për shkak se çdo organizatë ka kërkesa të ndryshme. Ne do të punojmë ngushtë me ju për të kuptuar se cilat janë kushtet tuaja dhe pastaj do të ju ofrojmë një tarifë me tre opcione, në mënyrë që të mund të merrni një vendim brenda mundësive tuaja buxhetore.