Vlerësimi i kërcënimeve dhe dobësive

Ne ofrojmë shërbimin e plotë të vlerësimit të kërcënimeve dhe dobësive. Hapi i parë në programin e menaxhimit të VKD-së është vlerësimi i kërcënimit. Procesi jonë i vlerësimit të kërcënimeve konsideron spektrin e plotë të kërcënimeve (p.sh. natyral, kriminal, terrorist, aksidental etj.) për një objekt, lokacion apo organizatë. Vlerësimi ekzaminon informacionet përkrahëse për të vlerësuar mundësinë e shfaqjes së ndonjë kërcënimi. Ne konsiderojmë si kërcënimet natyrale ashtu edhe ato kriminale (përfshirë terrorizmin dhe sabotimin e brendshëm). Kërcënimet natyrale do të përfshijë përdorimin e të dhënave historike që kanë të bëjnë me shpeshtësinë e shfaqjes për një katastrofë natyrore si vërshimet, zjarret dhe erërat e forta etj.

Për më tutje, lloji i aseteve dhe aktivitetet e vendosura në objekt mund të rrisin atraktivitetin në sytë e cilitdo agresor. Nëse mendojnë se është e nevojshme, ne gjithashtu do të vlerësojmë rreziqet nga konkurrentët dhe publiku gjeneral, varësisht nga lloji i aktivitetit p.sh. rreziku nga protestat publike.

“ Për klientët tanë ne jemi në dispozicion 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Nëse keni nevojë për ndihmë, na telefononi në +381 38 545 776 ose na dërgoni porosi me email ”

"Rojet e Nderit"
Llojet e aseteve dhe aktiviteteve të vendosura në objekt kanë lidhje direkte me mundësinë e llojeve të ndryshme të aksidenteve. Për shembull, një objekt që përmbanë makineri të rëndë industriale do të ketë rrezikshmërinë më të lartë për aksidente që kërcënojnë jetërat sesa një ndërtesë e zakonshme zyresh. Për kërcënimet terroriste, atraktiviteti i objektit si shënjestër është konsiderata jonë e parë. Për më tutje, lloji i aktit terrorist mund të varioj bazuar në kundërshtarin potencial si dhe metodën e sulmit që mund të jetë e suksesshme për një skenarë të caktuar. Ne gjithashtu do ta konsiderojmë këtë fakt gjatë procesit të vlerësimit që është i dizajnuar për të ju ofruar paqen e plotë të mendjes suaj.